Një tërmet me magnitudë 5.9 Rihter ka goditur Japoninë mëngjesin e kësaj të hënë (3 qershor).

Mediat e huaja bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte ne qendër të Japonisë. Pas tërmetit u shënuan disa pasgoditje, më e forta ishte e magnitudës 4.8 Rihter.

Autoritetet u bënë apel banorëve të zonës që të qëndrojnë të qetë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme të rënda në infrastrukturë apo lëndime.

Tërmeti u ndje më shumë në rajonin që u godit nga një tërmet i fuqishëm 7.5 më 1 janar, i cili vrau më shumë se 230 njerëz.

Pesë shtëpi që ishin dëmtuar në tërmetin e 1 janarit u shembën në qytetin Wajiima, por nuk u raportuan dëme të mëdha apo lëndime të rrezikshme për jetën, sipas prefekturës Ishikawa, shkruan AFP. 

Zyrtari i sizmologjisë dhe cunamit të JMA, Satoshi Harada tha se tërmeti i sotëm besohet të jetë pasgoditje të tërmetit me magnitudë 7.6 ballë më 1 janar.

Japonia është ndër shtetet me aktivitetin sizmik më intensiv në botë, për shkak të pllakave tektonike të cilat kryqëzohen përgjatë ” unazës së zjarrit ” në Oqeanin Paqësor./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version