Rreth 30 minuta më parë një tërmet i fortë ka goditur jugun e Italisë. Tërmeti i forcës 4.4 ka lëkundur qytetin e Napolit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Campi Flegrei në një thellësi prej 10 kilometrash.
Mediat italiane nuk raportojnë për dëme, ndërsa qytetarët janë shprehur se i kanë ndjerë dy tërmete njëri pas tjetrit, ku i dyti ka qenë edhe më i fortë.