Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi dje të premten vendosjen e forcave shtesë në rajonin e Lindjes së Mesme, ku po priten luftanijet dhe avionët luftarakë, pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij Hamas dhe Hezbollah.

Forcat ushtarake amerikane janë vënë në gatishmëri të lartë pas kërcënimeve të Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në Teheran ditë më parë, ndërsa lufta në Rripin e Gazës vazhdon.

Masa të ngjashme u morën edhe në fillim të prillit, përpara sulmit me raketa dhe dron të nisur nga Irani kundër Izraelit.

Por këtë herë, në një sulm të mundshëm të kombinuar nga Hezbollahu nga Libani, misioni i forcave amerikane për të kapur raketat dhe dronët do të jetë edhe më i vështirë duke pasur parasysh arsenalin e madh të grupit pro-iranian dhe afërsinë me Izraelin.

Më 13 prill, Izraeli njoftoi se kishte rrëzuar rreth 300 dronë dhe raketa me ndihmën e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version