Të paktën gjashtë ushtarë u vranë të premten në operacionet e ushtrisë turke në Irakun verior kundër anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
Shtatë ushtarë të tjerë u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Më herët të premten, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se pesë ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën. Më pas një nga ushtarët e plagosur ndërroi jetë.
Ndërkohë, ministria turke pretendon se janë vrarë 12 anëtarë të PKK-së. Konflikti midis ushtrisë turke dhe PKK-së në Irakun verior janë intensifikuar kohët e fundit. Më 22 dhe 23 dhjetor, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi eliminimin e 12 ushtarëve dhe 20 anëtarëve të PKK-së , ndërsa çdo ditë autoritetet turke njoftojnë sulme të synuara nga ushtria dhe shërbimi sekret kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut dhe Sirisë veriore. Operacionet e ushtrisë turke në zonë vazhdojnë. /vizionplus.tv/