Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, njëkohësisht edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Dmitry Medvedev, deklaroi se Rusia nuk kishte shënjestruar delegacionin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë sulmit me raketa në portin e Odessa.

“Moska do të kishte goditur objektivin e saj nëse ai ishte objektivi, dhe është e qartë për të gjithë se nuk kishte asnjë sulm të planifikuar në autokolona”.

Më herët, një këshilltar i presidencës ukrainase deklaroi se nuk mund të përjashtohet që sulmi me raketa ruse dje në portin e Odessa kishte objektiv delegacionin e Volodymyr Zelensky ose kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version