Detaje të reja dalin lidhur me sulmin me thikë në një qendër tregtare në Sidnej.

Policia konfirmoi më herët vdekjen e pesë personave, përfshirë edhe sulmuesin. Disa të tjerë kanë mbetur të plagsour.

Personat e plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spital, disa prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, raporton BBC.

Një foshnjë është në mesin e të plagosurve, konfirmojnë autoritetet. Ndërsa sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se bashkëndjen me familjarët e të prekurve në këtë incidient.

Në disa pamje më herët rrjetet sociale janë parë disa viktima, si dhe një burrë duke mbajtur një thikë të madhe.

Turma njerëzish kanë ikur prej qendrës tregtare dhe njerëzit janë udhëzuar që të shmangin këtë zonë.

Në afërsi janë parë ambulanca dhe shumë makina të policisë./vizionplus.tv.

Share.
Exit mobile version