Një nxënës hapi zjarr duke vrarë një person e plagosur tre të tjerë, në një gjimnaz në Ioëa, SHBA. Mediat vendase raportojnë se të plagosur kanë mbetur dy nxënës dhe një pjesëtar i komunitetit të shkollës. Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, autori i sulmit është vetëvrarë.

Dëshmitarët okularë rrëfyen tmerrin duke përshkruar frikën e nxënësve, të cilët qanin dhe përqafonin prindërit e tyre.

“Është e tmerrshme. Njerëzit po luftojnë për jetën”, tha drejtoresha e shkollës. 

Në vendngjarje ka mbizotëruar paniku, teksa kanë mbërritur automjete të shumta të policisë, ambulanca dhe zjarrfikëse. Në të njëjtën kohë, helikopterët mbërritën për të marrë të plagosurit dhe për t’i dërguar në spitale./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version