Persona të armatosur sulmuan një sinagogë në Derbend, shtëpia e një komuniteti hebre në Republikën e Dagestanit në Kaukazin e Veriut. .

Një oficer policie dhe një prift u vranë sot në sulmet e personave të armatosur në kishat ortodokse dhe një sinagogë në Kaukazin rus, tha sot komisioni kombëtar kundër terrorizmit.

“Sulmet u kryen kundër dy kishave ortodokse, një sinagoge dhe një postblloku policie në Dagestan‘, tha komisioni, sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria-Novosti.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë sinagogën në Derbent të përfshirë nga flakët.

Të shtëna janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e Republikës së Dagestanit, Makhachkala.

Dy nga sulmuesit u qëlluan për vdekje, raportoi Baza Telegram. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version