Dy vajza të moshës 5 dhe 11 vjeç u plagosën lehtë sot në një sulm me thikë pranë shkollës së tyre në Souffelwegersheim, në Francën lindore.

Fëmijët u dërguan për t’u mjekuar nga ekipet e shpëtimit, sipas një burimi, ndërsa autori 28-vjeçar u arrestua sipas policisë.

Sipas mediave franceze, agresori nuk është i njohur për autoritetet, ndërsa deri më tani nuk dihen motivet e tij. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version