Një sulm me thikë ndodhi në një qendër tregtare në qytetin verior të Izraelit , Karmiel.

Dy persona mbetën të plagosur.

Sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e njërit prej të plagpsurve është e rëndë.

Autori është neutralizuar sipas autoriteteve të cilët e kanë trajtuar sulmin si terrorist.

Magen David Adom (MDA), agjencia izraelite e ndihmës së parë, tha se kishte dërguar dy burra rreth të 20-tave në Spitalin Galilee në Nahariya.

“Unë pashë dy burra të plagosur, burra rreth të 20-ave, të shtrirë pranë stolave ​​me lëndime të rënda,” tha mjekja Ran Moskoëitz.

Videot e marra nga dëshmitarët okularë të sulmit dhe të transmetuara nga televizioni izraelit tregojnë skenën e sulmit në një qendër tregtare.

Ato tregojnë siluetën e një burri të shtrirë me fytyrë përtokë dhe një tjetri të shtrirë në shpinë me gjurmë gjaku pranë tyre.

Share.
Exit mobile version