Një sulm me thikë ka ndodhur mbremjen e kësaj të premte në Kaliforni, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona si dhe kanë mbetur të plagosut tre të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë në Huntington Beach.
Departamenti i Policisë së Huntington Beach konfirmoi se dy persona humbën jetën dhe se tre persona u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e tragjedisë.