Gjermani – Disa persona u plagosën pas një sulmi me acid jashtë një kafeneje në Bochum të dielën pasdite.

Autori i dyshuar u arrestua disa orë më vonë, tha një zëdhënës i policisë.

Burri derdhi acid mbi një person që ndodhej i ulur në një tavolinë, tha policia në një njoftim për shtyp.

Viktima ka mbetur i plagosur rëndë. Një grua e ulur në të njëjtën tavolinë dhe një kamariere u lënduan gjithashtu.

Ende nuk ka të dhëna për motivin e krimit, tha zëdhënësi, ndërsa nuk dha detaje mbi identitetin e autorit.

Katër policë dhe dy zjarrfikës ranë në kontakt me lëngun dhe gjithashtu mbetën të lënduar./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version