Një sulm terrorist është shënuar në Tel Aviv të Izraelit, duke lënë pas 1 viktimë dhe 1 të plagosur.
Policia konfirmoi të hënën se shpërthimi i së dielës mbrëma në Tel Aviv ishte një sulm i dështuar terrorist, raportuan mediat izraelite, teksa shtuan se terroristi erdhi nga Bregu Perëndimor.
Haim Bobalil, komandanti i policisë në zonën Ayalon të Tel Avivit, tha këtë të hënë se, pas një vlerësimi, policia besonte se ishte një kërcënim terrorist.
“Ishte një mrekulli që nuk shpërtheu në sinagogën më të afërt apo në qendrën tregtare. Mund të kishte përfunduar me dhjetëra vdekje.”
Dhjetëra telefonata u morën nga qendra e urgjencës, duke raportuar një shpërthim të fortë dhe pjesë trupi të shpërndara në rrugën Lehi,” tha ai, teksa shtoi më tej se kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, ata vunë re një trup i gjymtuar dhe shenja shpërthimi në mur.
Personi i paidentifikuar që vdiq besohet se mbante materialin shpërthyes në një çantë shpine, tha komandanti i qarkut Peretz Amar.
I plagosuri është dërguar në spital pasi është goditur nga predha në pjesën e poshtme të trupit.
Shpërthimi vjen ndërsa qyteti mbetet në gatishmëri të lartë mes tensioneve në rritje rajonale lidhur me luftën në Gaza. Nuk ishte e qartë nëse akti ishte i lidhur me situatën komplekse të sigurisë./vizionplus.tv