Trafiku ajror u pezullua sot në Libinë lindore për shkak të një stuhie të fuqishmë rëre nga Sahara. Për shkak të stuhisë, gjithashtu shërbimet publike dhe institucionet arsimore u mbyllën, sipas autoriteteve lokale.
Nisja dhe ulja e avionëve janë ndalur deri në një njoftim të dytë në të gjitha aeroportet në rajon, veçanërisht në Beninah në Bengazi, ku pista është mbuluar me një shtresë të trashë rëre, sipas imazheve të transmetuara nga mediat lokale.
“Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Beninës janë pezulluar për shkak të mungesës së dukshmërisë dhe kushteve të pafavorshme të motit,” i tha televizionit al-Masar Saleh al-Amrouni, drejtori i aeroportit.
#BREAKING
Huge sandstorm hits Libya pic.twitter.com/rGKm6PwAqx
— Libya Review (@LibyaReview) April 22, 2024
Libia, e cila është zhytur në kaos që nga rënia e diktatorit Muammar Gaddafi në 2011, drejtohet nga dy qeveri rivale: njëra në Tripoli (Libia perëndimore) nën drejtimin e Abdelhamid Dbeiba të njohur nga OKB, tjetra në Libinë lindore, e përfaqësuar nga Parlamenti dhe e lidhur me kampin e Marshall Khalifa Haftar.
Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall gjithashtu në qytetin lindor të Libisë, Derna, për të mbrojtur një popullsi ende të tronditur pas përmbytjeve vdekjeprurëse në shtator 2023 që lanë mijëra të vdekur dhe të zhdukur dhe më shumë se 40,000 të zhvendosur./vizionplus.tv