Kandidati kryesor republikan për president, Donald Trump, ka një epërsi prej 2% ndaj Presidentit të SHBA Joe Biden, zbuloi një sondazh.

Rreth 41% e votuesve të regjistruar në sondazhin dyditor thanë se do të votonin për Trump nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 39% do të votonin për demokratin Biden. Rreth 20% e votuesve të anketuar thanë se ishin të pavendosur ose ishin të prirur drejt opsioneve të palëve të treta ose nuk do të shkonin në votime më 5 nëntor.

Një sondazh i mëparshëm i Reuters/Ipsos, i kryer nga 31 maj-1 qershor, tregoi se ishte Biden ai që kishte përparësi me 2%.

Sondazhi i fundit zbuloi se 10% e të anketuarve do të zgjidhnin Robert Kennedy Jr., një aktivist kundër vaksinave që kandidon si i pavarur. Përqindja që do të siguronte Kennedy është e njëjtë si në sondazhin e mëparshëm.

Biden është përballur me kritika për moshën e tij, ai është 81 vjeç, ndërsa një krah i Partisë së tij Demokratike kundërshton mbështetjen e tij për Izraelin në luftën kundër Hamasit.

Protestat që kanë shpërthyer muajt e fundit në universitetet amerikane kanë nxitur shqetësimet e demokratëve se disa votues të rinj nuk do të votojnë për Biden.

Këtë javë, Biden u bë presidenti i parë amerikan në detyrë, fëmija i të cilit u dënua për një krim.

Muajin e kaluar Trump u bë presidenti i parë në historinë e kombit që u dënua për një krim.

Ai pritet të dënohet muajin e ardhshëm, dhe ndoshta do të përballet me burg./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version