Presidenti rus, Vladimir Putin, do të diskutojë lidhur me situatën në Lindjen e Mesme me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. Takimi pritet të mbahet këtë të martë në Moskë, njoftoi Kremlini të hënën.

“Pritet që do të ketë një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën në Lindjen e Mesme, në vrazhdën e përkeqësimit aktual të konfliktit palestinezo-izraelit dhe fatkeqësisë humanitare të paprecedentë në Rripin e Gazës”, thuhet në njoftimin zyrtar të presidencës ruse.

Abbas do të bëjë një vizitë zyrtare të shumëpritur në kryeqytetin rus deri të mërkurën, pas së cilës ai do të udhëtojë në Turqi për bisedime me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Rusia, e cila kultivon marrëdhënie të ngushta si me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ashtu edhe me liderët e shteteve arabe, si Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në veçanti, dënoi vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në Teheran më 31 korrik, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme që do të destabilizonin më tej Lindjen e Mesme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version