Legjenda e futbollit brazilian Mario Zagallo, fitues i katër Kupave Botërore si lojtar dhe trajner, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.
92- vjeçari, me pozicionin anësor në fushën e blertë, ka shënuar histori në futbollin brazialian. Ai menaxhoi skuadrën që konsiderohet gjerësisht si skuadra më e madhe ndërkombëtare e të gjitha kohërave, duke përfshirë lojtarët si Pele, Jairzinho dhe Carlos Alberto, në vitin 1970.
Triumfi i fundit i Zagallo në Kupën e Botës erdhi si ndihmës trajner i Carlos Alberto Parreira në 1994. Ai u kthye si trajner i Brazilit pas atij turneu dhe i çoi ata në finale në vitin 1998, ku u mundën nga Franca. Zagallo ishte personi i parë që fitoi Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner.
Gjithashtu ishte i vetmi anëtar i ekipit të Brazilit që ishte në jetë dhe me vdekjen e tij, ekipi i atyre viteve është shuar plotësisht.