Qyteti i njohur turistik në Tajlandë, Chiang Mai është “pushtuar” nga moti i keq me stuhi dhe reshje të denduara shiu, duke shkaktuar përmbytje.

Sipas mediave të huaja, si pasojë e përmbytjeve disa banorë u evakuuan.

Ndërkohë bëhet me dije se autoritetet lokale po punojnë për të pastruar kanalet e kullimit.

Niveli i lumit Ping që përshkon qytetin ka arritur në një nivel kritik dhe që prej ditës së djeshme është në rritje.

Rreth 125 elefantë dhe kafshë të tjera u zhvendosën të sigurta nga Parku Natyror Elefant, ku disa prej tyre kishin shpëtuar në kërkim të një toke më të lartë. Trafiku i trenave për në qytetin Chiang Mai është ndërprerë, ndërsa aeroporti ndërkombëtar po funksionon normalisht.

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën dhe 28 janë plagosur nga përmbytjet në Tajlandë që nga gushti, thanë zyrtarët më herët.

Share.
Exit mobile version