Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Casetra.
Ai akuzohet se ka lidhur në kalorifer, rrahur dhe kërcënuar një 54-vjeçar, pronar i një lokali, të cilin më pas e ka grabitur dhe një grua 84-vjeçare.
Sipas medieve italiane, shqiptari është banues në Macerata Campania dhe u kap në shtëpinë e tij.
Grabitja është kryer më 17 gusht në Lusciano. Pas hetimeve të drejtuara nga Prokuroria e Napolit, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i 43-vjeçarit./vizionplus.tv