Kreu i një delegacioni elitar ushtarak të Koresë së Veriut ka ndërruar jetë në Moskë.

Kim Geum Chol, president i Universitetit Ushtarak Kim Il Sung, thuhet se është mbytur teksa po notonte në kryeqytetin rus.

Kim dhe delegacioni i tij u nisën nga Pheniani më 8 korrik, në vizitën e parë publike të zyrtarëve të Koresë së Veriut në Rusi që kur Pheniani dhe Moska nënshkruan një marrëveshje të re partneriteti strategjik në qershor.

64 vjeçari, Kim Geum Chol, gjatë vizitës në Rusi, shkoi në lumin “Bolshoy Gorodskoy”  në Moskë për të notuar për t’u freskuar dhe u mbyt.

Bëjmë me dije se Kim ishte në Rusi për një vizitë pune./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version