Japonezët kanë zhvilluar me sukses tre derra të modifikuar gjenetikisht për t’u përdorur për transplantimin e organeve dhe qelizave te njerëzit për herë të parë në vend, i cili po përballet me një mungesë të madhe të donatorëve dhe dhurimeve të organeve.

Megjithatë, siç njoftoi kompania PorMedTec, e cila bashkëpunoi për këtë rezultat shkencor me Institutin Ndërkombëtar të Burimeve Biologjike të Universitetit Meiji, siguria e ksenotransplanteve të tilla donatore jo identike, zakonisht nga kafsha te njeriu, ka nevojë për studime të mëtejshme përmes testimit të kafshëve.

Ekipi, i cili përfshinte anëtarë të kompanisë amerikane të bioteknologjisë eGenesis, klonoi derrat, të cilët lindën të dielën, duke përdorur qeliza që mbanin 10 gjene të ndryshme të modifikuara për t’i bërë ato rezistente ndaj refuzimit nga trupi i njeriut, tha PorMedTec në një deklaratë.

Pasi të konfirmohet se po rriten, derrat do t’u jepen instituteve shkencore në Japoni për përdorim kërkimor në transplantimin e organeve në kafshë të tjera – si majmunët.

“Shpresoj që të shfrytëzojmë këtë mundësi për të reflektuar mbi sfidat e transplantimit të organeve njerëzore”, vuri në dukje themeluesi dhe shkencëtari kryesor i PorMedTec, Hiroshi Nagashima.

Aktualisht, rreth 16,000 njerëz në Japoni janë në listën e pritjes për një transplant, ndërsa vetëm 3% e tyre sigurojnë një transplant çdo vit, sipas agjencisë.

Xenotransplantet janë provuar për dekada, por pa sukses, pasi sistemi imunitar njerëzor refuzon materialin e huaj. Tani, shkencëtarët po fokusohen në organet e derrit që janë modifikuar gjenetikisht për t’u dukur më shumë si të nejrëzve dhe për të shmangur refuzimin.

Vitet e fundit, veshkat nga derrat e modifikuar gjenetikisht janë transplantuar përkohësisht në donatorë të vdekur nga truri për të testuar funksionin e tyre. Ndërkohë që janë kryer edhe dy transplantime të zemrës së derrit – edhe pse brenda pak muajsh të dy marrësit ndërruan jetë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version