Policia italiane ka kryer një megaoperacion anti-drogë, duke shkatërruar një grup të organizuar kriminal në fushën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe armëve.

Mediat vendase bëjnë me dije se në kuadër të aksionit anti-drogë janë arrestuar 22 persona, mes tyre 7 shtetas shqiptarë, 1 person me shtetësi dominikane dhe 2 me origjinë kolumbiane.

Autoritetet në Itali bëjnë me dije se grupi ndërkombëtar i trafikut të armëve dhe drogës operonte që prej vitit 2014. Gjashtë nga 22 të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një bande kriminale, që vepron që nga viti 2014 në Xhenova, në Panama, Kolumbi dhe Venezuelë.

Grupi kriminal furnizohej nga Amerika Latine. Grupi drejtohej nga Gabriele Puleo, i cili kishte një rrjet kontaktesh me organizatat e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut edhe pas arrestimit të tij në vitin 2015, pas kapjes së një sasie të madhe kokaine./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version