Shefi ushtarak i Izraelit deklaroi se gjasat për një tjetër luftë, në kufirin verior me Libanin, janë shumë të larta.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm izraelit, Herzi Halevi tha se vendi i tij po rrit gatishmërinë për lufte në Liban.

“Nuk e di se kur është lufta në veri, mund t’ju them se gjasat që ajo të ndodhë në muajt e ardhshëm janë shumë më të mëdha se sa ishte në të kaluarën”, tha Halevi.  

Sipas tij, Izraeli ka nxjerrë mësimet e duhura nga lufta në Gaza, të cilat do t’i shërbenin në luftën ndaj Libanit.

“Ne kemi shumë mësime nga luftimet në Gaza, shumë prej të cilave janë shumë të rëndësishme për luftimet në Liban dhe ka disa që duhen përshtatur,” tha shefi ushtarak./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version