Një operacion 10-orësh u nis të martën nga anijet dhe avionët amerikanë për të zmbrapsur një numër sulmesh të Houth ndaj anijeve në Detin e Kuq .

“Konkretisht, shkatërruesi USS Laboon dhe avioni F/A-18E/F 18 Super Hornet i grupit goditës të aeroplanmbajtëses Eisenhower rrëzuan 12 dronë, tre raketa balistike dhe dy raketa lundrimi”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së.

Grupi Houth ka shtuar sulmet ndaj anijeve tregtare që kalojnë në Detin e Kuq, një arterie kryesore detare, që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit pas sulmit terrorist të 7 tetorit që vrau rreth 1200 njerëz, duke përfshirë 33 amerikanë.

Gjithashtu të martën, Houth nisi një sulm ndaj një anijeje tregtare me flamur Liberian që drejtohej nga Arabia Saudite në Pakistan./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version