7 raketa dhe 3 dronë të grupit rebel “Houthi” janë shkatërruar nga ushtria amerikane. Lajmin e bëri të ditur Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
“U përcaktua se këto armë paraqisnin rrezik të menjëhershëm për anijet tregtare dhe ato të Marinës amerikane që gjenden në rajon. Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lëvizjes dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për Marinën amerikane dhe anijet tregtare.”, tha Komanda Qendrore e SHBA-ve.
Nga nëntori rebelët e “Huthit” po sulmojnë vazhdimisht anijet në Detin e Kuq, në shenjë solidariteti me palestinezët pas nisjes së luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.
Sulmet e tyre kanë detyruar anijet të ndryshojnë rrugëtimin, duke rritur kostot.
Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme të vazhdueshme ndaj bazave të rebelëve të “Huthit” në Jemen./vizionplus.tv