Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi sot se ka penguar një sulm kibernetik me origjinë nga një rrjet kriminal i lidhur me inteligjencën ruse.
Sipas njoftimit të SHBA-së, shërbimet e inteligjencës ruse iu drejtuan grupeve kriminale për t’i ndihmuar ata të synonin ruterat e shtëpive dhe zyrave, por Departamenti i Drejtësisë (SHBA) mundi të parandalojë në kohë sulmin.
Ndërkohë, nuk ka ende një reagim nga ana e Rusisë./vizionplus.tv/