Armët me vlerë gjashtë miliardë dollarë, të cilat do të dërgohen në Ukrainë, pritet të njoftohen nga qeveria amerikane.

Ndër armët dhe municionet që do të blihen do të jenë radarë kundërajror, automjete të llojeve të ndryshme, raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, armë dhe municione për to, municione precize dhe sisteme kundër dron137ve.

Ndihma ushtarake është pjesë e një pakete financimi prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën që Kongresi miratoi këtë javë.

Të mërkurën, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi dërgimin e menjëhershëm të një pakete ndihme ushtarake me vlerë 1 miliard dollarë, e cila përfshin sisteme dhe municione të mbrojtjes kundërajrore, artileri, raketa dhe lloje të ndryshme të blinduara, nxjerrë nga stoqet e ushtrisë amerikane.

Sipas raportit të Politico, blerjet me vlerë gjashtë miliardë dollarë do të bëhen nga industritë ushtarake amerikane dhe do të jenë artikuj të rinj, që do të thotë se ato nuk do të arrijnë në duart e ushtrisë ukrainase deri vite më vonë.

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën që kur ushtria ruse pushtoi territorin e saj në shkurt 2022 vlerësohet të ketë arritur në 45 miliardë dollarë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version