Tre shtetas shqiptarë kishin krijuar bandën e tyre të zhvatësve brenda një burgu të Kretës, me informacione se aktiviteti i tyre vazhdonte prej rreth 2 muajsh.

Ky informacion ka mbërritur në “veshët” e organeve të vuajtjes së dënimit dhe autoriteteve dhe menjëherë është urdhëruar një hetim në burg, i cili u krye dje në prani të Prokurorit.

Në kuadër të hetimeve paraprake dhe me përfundimin e hetimeve, u konstatua se tre shtetasit shqiptarë detyronin të burgosurit e tjerë të toleronin veprimet e tyre, ndërkohë që u siguronin mallra dhe para.

Në fakt, siç rezultoi nga hetimet paraprake, ata kërkuan shuma parash deri në 1000 euro nga tre kolegë të burgosur, duke i shantazhuar ata ose familjet e tyre. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version