Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Uashingtonin më 8 dhe 9 shkurt, njoftoi më herët sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Hempstreit.

Tema qendrore në axhendën e takimit me presidentin amerikan Joe Biden do të jenë, sipas zotit Hebstreit, sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe situata në Lindjen e Mesme.

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me këtë, zëdhënësi tha se zoti Scholz do të takohej gjithashtu me anëtarët e Kongresit, por ai hezitoi të jepte detaje të planit të kancelarit pasi të ishte finalizuar.

Share.
Exit mobile version