Ushtria e Ukrainës ka shkarkuar nga detyra komandantin e ushtrisë përgjegjës për frontin e Kharkivit pas inkursionit të forcave ruse në këtë drejtim disa ditë më parë. Rusët nuk u përballen me asnjë rezistencë në këtë operacion të tyre edhe pse më herët ukrainasit i kishin përzënë nga rajoni.
Zëdhënës i ushtrisë ukrainase Nazar Voloshyn tha për mediat se një vendim u mor të shtunën dhe në vend të komandantit aktual u emërua gjenerali Mykhailo Drapatyi.
Më herët, një drejtues ushtarak në këtë rajon fajësoi ushtrinë ukrainase se nuk kishte marrë asnjë masë mbrojtëse ndaj rusëve. /vizionplus.tv