Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi Japoninë ditën e Vitit të Ri. Të paktën 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa operacioni i kërkim-shpërtimit vijon luftën me kohën për të arritur në zonat e izoluara ku ndërtesat janë rrëzuar, rrugët shkatërruar dhe energjia elektrike e ndërprerë në dhjetëra mijëra shtëpi.

Tërmeti i fortë me magnitudë 7.6 ballë i shkallës Rihter i ka detyruar banorët në disa zona bregdetare të largohen pasi valët e cunamit goditën bregun perëndimor të Japonisë.

Shumë shërbime hekurudhore dhe fluturime në zonë janë pezulluar. Aeroporti Noto u mbyll për shkak të dëmtimit të pistës, terminalit dhe rrugëve hyrëse, 500 vetë mbetën të bllokuar pas tërmetit brenda automjeteve në parkingun e tij, njoftoi transmetuesi publik NHK.

Në Suzu, një qytet bregdetar me pak më shumë se 5,000 familje pranë epiqendrës së tërmetit, mund të ketë deri në 1,000 shtëpi të shkatërruara.

Në të gjithë prefekturën Ishikaëa, autoritetet kanë konfirmuar 30 vdekje deri më tani.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët në disa qytete dhe janë përpjekur të çlirojnë shumë njerëz të bllokuar në ndërtesat e shembura, tha agjencia japoneze e menaxhimit të zjarrit dhe fatkeqësive.

Më shumë se 140 lëkundje janë regjistruar që nga tërmeti i parë që goditi rajonin të hënën, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, e cila paralajmëroi se më shumë goditje të forta mund të godasin në ditët në vijim./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version