Të paktën 18 persona u vranë kur një aeroplan i vogël u rrëzua dhe shpërtheu në flakë gjatë ngritjes në kryeqytetin e Nepalit Katmandu sot, thanë zyrtarët.
Dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë ishin në bordin e avionit, i cili po fluturonte në qytetin e Pokhara për kontrolle të mirëmbajtjes, tha shefi i sigurisë së aeroportit Arjun Chand Thakuri.
Pamjet televizive treguan zjarrfikësit duke u përpjekur të shuanin zjarrin dhe tymin e zi të dendur që ngrihej në qiell.
Sipas zyrtarëve, aeroporti është mbyllur përkohësisht./vizionplus.tv