Gjashtë persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni që transportonte punëtorë në një minierë të largët në territoret Veriperëndimore të Kanadasë pranë qytetit të Fort Smith.
Shkaku i përplasjes nuk dihet ende dhe po hetohet.
Avioni ishte rrugës për në minierën e diamanteve Diavik që i përkiste një firme minerare, Rio Tinto. Ai humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pasi u ngrit pranë Fort Smith rreth orës 8:50 të mëngjesit (koha lokale), njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë tha se një ekip hetuesish u dërgua në vend për të hetuar mbi përplasjen./vizionplus.tv