Po po, mirë e lexuat, një restorant në Itali ofron një shishe verë falas për ço klient që nuk përdor telefonin gjatë vaktit të ushqimit në restorant.
Siç shkruajnë mediat italiane, pronari i restorantit fton klientët të detoksifikohen nga teknologjia dhe si shpërblim u jep atyre një shishe verë falas.
Angelo Lella, pronar i Al Condominio, një restorant që u hap në mars në Verona, tha se qëllimi është të inkurajojë klientët të flasin me njëri-tjetrin në vend që të jenë të “zhytur” në telefonat e tyre.
“Ne donim të hapnim një restorant që ishte ndryshe nga të tjerët”, tha ai.
“Ne zgjodhëm këtë formë. Klientët duhet të lënë teknologjinë pas duke shijuar kohë të këndshme së bashku.Teknologjia po bëhet problem, nuk ka arsye ta shikoni telefonin tuaj çdo pesë sekonda, por për shumë njerëz është si një drogë. Por ata kanë mundësinë ta lënë mënjanë dhe të pinë verë të mirë”, shtoi ai.
Pronari i restorantit tha se klientët mund të vendosin telefonin e tyre celularnë një kuti të posaçme, e cila do të qëndrojë e kyçur në hyrje të restorantit./vizionplus.tv/