Një rrjet që trafikonte vajzat e mitura për prostitucion në Greqi është goditur nga policia.
4 persona janë vënë në pranga, më konkretisht 2 vajza të moshave 25 dhe 21 vjeç dhe dy burra të moshave 25 dhe 54 vjeç.
Mediat greke raportojnë se “rol drejtues” në këtë rast kishte një 25-vjeçare e quajtur Maria, origjina e të cilës nuk është bërë ende i ditur, e cila dyshohet se, sipas të dhënave të mbledhura nga policia ka krijuar kontakte me të miturat që nga vera e vitit 2023. Pasi sigurohej që vajzat të kishin mbushur 14-vjeç, Maria u siguronte atyre klientë, duke marrë edhe vetë një pjesë të fitimeve.
Për “shërbimet” e saj Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturat, pagesa e të cilave varionte nga 200-400 euro , ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime.
Gjithashtu bie në sy se disa nga “klientët”, të cilët u takuan me të miturit, në konsultim me 25-vjeçarin, në vend të parave u siguronin atyre me pagesë lëndë narkotike, konkretisht kokainë./vizionplus.tv