Të paktën tre persona u vranë dhe 38 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa ruse që ndodhi ditën e sotme në qytetin Kryvyi Rih, në rajonin Dipropetrovsk të Ukrainës, sipas raportit të fundit të publikuar nga autoritetet.

“Tre të vdekur dhe 38 të plagosur. Ka fëmijë të plagosur”, tha ministri i Brendshëm ukrainas, Ikhor Klymenko në një postim në Telegram.

“Dy ndërtesa u goditën, një pesëkatëshe dhe një nëntëkatëshe,” shpjegoi guvernatori rajonal Serhii Lisak. 

Të paktën shtatë fëmijë janë në mesin e të plagosurve.

Qyteti i Krivi Rykh është vendlindja e Volodymyr Zelenskyt. Presidenti i Ukrainës siguroi se operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të prekura do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme./vizionplus.tvnplus.tv

Share.
Exit mobile version