Policia e Qipros ka marrë masa kundër terrorizmit pas kërcënimeve të Hezbollahut.
Ministri i Drejtësisë së vendit, Marios Hartsiotis tha se do të merren të gjitha masat e duhura mbrojtëse në varësi të rrethanave.
“Sa i përket kompetencës së ministrisë sime, tashmë e kam thënë shumë herë se masat e marra në fushën e terrorizmit vlerësohen dhe përditësohen çdo ditë. Pra, është e kuptueshme që edhe deklaratat specifike vlerësohen dhe masat përkatëse përditësohen në baza ditore, sipas informacioneve dhe zhvillimeve, aq më tepër pse jo edhe sipas deklaratave publike të aktorëve përgjegjës”, tha ai.
I pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen, ai u përgjigj se masat e Policisë kundër terrorizmit përditësohen dhe vlerësohen çdo ditë dhe merren të gjitha masat e duhura mbrojtëse në varësi të rrethanave.
Më herët, zëdhënësi i qeverisë Constantinos Letymiotis kishte deklaruar në radion shtetërore të Qipros, se Qiproja nuk është e përfshirë dhe as nuk do të përfshihet në ndonjë konflikt lufte, prandaj, shtoi ai, raportet e liderit të Hezbollahut për rolin e Qipros, nuk korrespondojnë në fakte./vizionplus.tv