Qeveria gjermane shpalli të jashtëligjshme Qendrën Islamike të Hamburgut, një shoqatë myslimane që zotëron një xhami në metropolin gjerman dhe e cila ka qenë nën hetim prej muajsh për mbështetjen e supozuar për Hezbollahun libanez, një aleat i Iranit dhe Hamasit.

Ministria e Brendshme njoftoi se “ndalon Qendrën Islamike të Hamburgut dhe organizatat e lidhura me të në të gjithë Gjermaninë, pasi ajo është një organizatë islamiste ekstremiste, e cila ka synime jokushtetuese,” në një deklaratë për shtyp.

Po ashtu, 53 prona që i përkasin ose të lidhura me Qendrën Islamike të Hamburgut (IZH) janë bastisur dhe kontrolluar në të gjithë vendin.

Shërbimet gjermane të inteligjencës besojnë se IZH “kontrollohet” nga Irani, sipas informacioneve të Agjencisë Gjermane. Ndalimi është publikuar sot në fletoren zyrtare të qeverisë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version