“Nuk do të kemi frikë”, deklaroi Donald Trump në një reagim të dytë pak orë pas atentatit ndaj tij.

Në deklaratën e publikuar në platformën e mediave sociale Truth Social, ish-presidenti amerikan thotë se “vetëm Zoti” e ka parandaluar “të pamendueshmen” dhe u bëri thirrje amerikanëve që të qëndrojnë të fortë mendërisht, të bashkuar dhe të tregojnë “karakterin e tyre të vërtetë”.

“Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të kemi besim” tha Trump, duke shtuar se ai do të flasë në Konventën Kombëtare Republikane në Wisconsin këtë javë.

“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me qytetarët e kombit tonë të madh këtë javë nga Wisconsin”, shkroi më tej Trump.

Konventa Kombëtare Republikane do të mbahet në Wisconsin javën e ardhshme.

Ky është postimi i tij i dytë që kur u qëllua dhe u plagos në mitingun e djeshëm elektoral.

Share.
Exit mobile version