Protestuesit në Barcelonë kanë spërkatur me ujë vizitorët si pjesë e një demonstrate kundër turizmit masiv.
Demonstruesit që marshonin nëpër zonat e mbushura me turistë brohorisnin “turistë shkoni në shtëpi” dhe i spërkatnin me pistoleta uji, ndërsa të tjerët mbanin pankarta me slogane ku shkruhej “Barcelona nuk është në shitje”.
Mijëra protestues dolën në rrugët e qytetit, ndërsa protesta të ngjashme u organizuan edhe në Ishujt Kanarie dhe Mallorca.
Demonstrata u organizua nga një grup prej më shumë se 100 organizatash lokale, të udhëhequra nga Assemblea de Barris pel Decreixement Turístic (Asambleja e Lagjes për Zgjerimin e Turizmit).
Assemblea de Barris pel Decreixement Turístic thotë se këta vizitorë rrisin çmimet dhe bëjnë presion mbi shërbimet publike, ndërkohë që fitimet nga industria e turizmit shpërndahen në mënyrë të padrejtë dhe rrisin pabarazinë sociale.
Ajo ka publikuar 13 propozime për të reduktuar numrin e vizitorëve dhe për të kaluar qytetin në një model të ri turizmi, duke përfshirë mbylljen e terminaleve të anijeve turistike, më shumë rregullim të akomodimit turistik dhe fundin e shpenzimeve publike për promovimin e turizmit.
/vizionplus.tv