Çështja bujqësore vazhdon të jetë një ndër problemet kryesore në Bashkimin Evropian, teksa presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen, propozon tërheqjen e rregullores për përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve.
Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, Ursula von der Leyen iu referua nisjes së dialogut strategjik për të ardhmen e sektorit bujqësor. Ajo propozoi tërheqjen e propozimit për SUR, rregullores për përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve, me synim uljen e rreziqeve të produkteve kimike për mbrojtjen e bimëve.
“Çështja mbetet dhe për të ecur përpara, ata kanë nevojë për më shumë dialog dhe një qasje tjetër. Mbi këtë bazë, Komisioni mund të paraqesë një propozim të ri që është shumë më i pjekur”, tha ai.
Pak ditë pas mbërritjes së traktorëve në rrugët e Brukselit, si dhe incidenteve jashtë Parlamentit Europian, presidentja e Komisionit iu referua rolit të rëndësishëm të sektorit të bujqësisë. Ajo vuri në dukje vështirësitë me të cilat përballet sektori dhe theksoi se fermerët janë të parët që ndjejnë efektet e ndryshimeve klimatike, duke u përballur ndër të tjera me përmbytjet dhe thatësirat./vizionplus.tv/