
Përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë kanë shpërthyer në qendër të Athinës këtë të premte.
Përleshjet nisën nga një grup i paidentifikuar personash që ndodheshin mes qindra mijëra protestuesve që dolën në të gjithë Greqinë në përvjetorin e dytë të aksidentit vdekjeprurës të trenve pranë një staconi hekurudhor.
Personat e maskuar sulmuan me një valë bombash molotov dhe lëndësh të tjera plasëse Policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.
Pamjet treguan përplasje të forta fizike mes efektivëve dhe protestuesve.
Nga një grup i vogël, përleshjet u përhapën me shpëjtësi në të gjithë qendrën përpara parlamentit dhe rrugicat e kryqytetit grek.
Zjarri, tymi dhe gazi lotsjellës përfshinë të gjithë Athinën. Incidente të ngjashme kishte edhe në Selanik, Kretë dhe qytete të tjera të Greqisë.
Mediat vendase raprtuan për disa persona të lënduar që u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ka raporte gjithashtu për dhjetëra të arrestuar gjatë përleshjveve.
Pamjet nga ajri treguan për qindra mijëra protestues që tej mbushën kryeqytetin.
Dy vjetori i aksidentit hekurudhor ku vdiqën 57 persona vjen një ditë pasi një grup ekspertësh publikuan një raport i cili tregonte se përplasja e trenave në Tempi u shkaktua nga një gabim i sigurisë dhe se vendi i ngjajes nuk u sigurua siç duhet duke prishur kështu edhe provat.
Përveç protestave, shoqatat dhe sindikatat e transportit tokësor detar dhe ajror por jo vetëm kanë shpallur një grevë 24 orëshe në të gjithë vendin.
/vizionplus.tv