Turma protestuesish u mblodhën në Tel Aviv këtë fundjavë, duke bërë thirrje për një marrëveshje të menjëhershme midis Izraelit dhe grupit militant islamik Hamas për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gaza.
Mes brohorimave, demonstruesit kërkonin lirimin e pengjeve nga duart e Hamasit, ndalimin e luftës ndaj civilëve në Gaza dhe dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe te qeverisë së tij.
Edhe në rrugët e Londrës protestuesit marshuan duke bërë thirrje që ti jepet fund luftës, të lirohen pengjet e të mbrohen civilët.
Megjithëse marshimet pro-palestineze kanë qenë kryesisht paqësore, zyrtarët britanikë kanë thënë se ato i kanë bërë rrugët e kryeqytetit zonë të ndaluar për hebrenjtë, çdo fundjavë.
Demonstrata kundër Izraelit nuk munguan as në ShBA.
Një grup protestuesish u mblodhën jashtë ambienteve të shoqatës së korrespondentëve të shtëpisë së bardhë ku ishte i pranishëm edhe presidenti Joe Biden.
Ata drejtuan thirrje si ‘Turp për ju’ ndaj presidentit, politikanëve të tjerë gazetarëve e figurave publike që morën pjesë në darkë. /vizionplus.tv