Autoritetet italiane janë mjaft të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet vendi i tyre, duke drejtuar gishtin nga mafia shqiptare.
Kryeprokurori i Romës Francesco Lo Voi dhe prokurorja Ilaria Calò gjatë një raportimi në komisioonin antimafia kanë theksuar se shqiptarët kanë marrë kontrollin.
Sipas tyre mafia shqiptare sot nuk vepron më si çirtak, por janë ata bosët që japin urdhërat.
Sipas “La Repubblica”, prokurorja Calò shpjegoi se si mafia shqiptare ka bërë kapërcimin përfundimtar në cilësi në qytetin e përjetshëm, duke u kthyer nga një çirak i mafies vendase në ndërmjetësues ndërkombëtar droge.
Nga ana tjetër kryeprokurori Lo Voi ka theksuar se gjatë hetimeve janë zbuluar lidhje të forta mes kriminelëve dhe politikanëve.
Sipas tij marrëdhënia midis krimit roman dhe disa qarqeve politike po bëhet gjithnjë e më e ngushtë. Ai foli edhe për mjetet e pakta që prokuroria e Romës ka në dispozicion për të luftuar këtë fenomen.
“Realiteti romak është një realitet kompleks që luftohet çdo ditë me ato pak armë që ka në dispozicion prokuroria e kryeqytetit, e cila është vazhdimisht edhe pa staf.
Dy magjistratët u ndalën në pikat vendimtare të luftës kundër krimit të madh.
“Prania e krimit të tipit mafioz vazhdon të ndihet në qytetin e Romës, në qendrat e zonës metropolitane dhe në provincat e tjera të Lazios me karakteristikat e mafias tradicionale, të cilat e kanë të lehtë të riinvestojnë paratë e paligjshme në aktivitetet e pastrimit të parave. Format më të ndryshme janë jo vetëm ndërtimi, por edhe hotelerie, shërbime dhe logjistike”.
Për Lo Voi është e nevojshme që ligjvënësit të vazhdojë të ofrojnë mjete për të luftuar fenomene të tilla mafioze që prekin ekonominë, demokracinë, lirinë e sipërmarrjes, menaxhimin e tregut dhe vetë marrëdhëniet shoqërore.
“Në mungesë të këtyre mjeteve do ta kemi të vështirë të arrijmë rezultate të caktuara”, theksoi ai.
/Vizionplus.tv/