Helikopteri i kryeministrit të Armenisë Nikol Pashinyan bëri një ulje të detyruar pranë qytetit Vanadzor në kufi me Azerbajxhanin pas problemeve me motin.
Mediat e huaja raportojnë se Pashinyan po fluturonte në zonat pranë kufirit por papritur u hasën me mot të keq duke bërë që për çështje sigurie të uleshin për të mos rrezikuar ekuipazhin.
“Moti i keq na detyroi të uleshim me helicopter në Vanadzor. Tani po vijojmë rrugën me makinë. Gjithçka po shkon mirë”, shkroi Pashinyan në rrjetet sociale.
VIDEO
Pak ditë më parë, Presidenti i Iranit Ibrahim Raisi humbi jetën nga një aksident me helikopter në kufi me Azerbajxhanin. /vizionplus.tv