Princi William zgjodhi një natë “solo” të dielën teksa mori pjesë në ndarjen e çmimeve “BAFTA 2024” në Royal Festival Hall të Londrës.

Si President i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit që nga viti 2010, Princi William merr pjesë çdo vit në shfaqjen e çmimeve, e cila është e ngjashme me “Oscars” dhe feston vitin më të mirë në film. Këtë vit, trashëgimtari I familjes mbretërore mori pjesë i vetëm në ceremoni, por në të kaluarën gjithmonë i është bashkuar gruaja e tij, Catherine, Princesha e Uellsit. Catherine, e njohur nga shumë si Kate është mënjanuar nga detyrat e saj mbretërore në publik për disa muaj pas ndërhyrjes së operacionit abdominal.

Sipas CNN, Kate pritet të kthehet në detyrat e saj publike në prill, sipas një deklarate që Kensington Palace bëri kohë më parë.

Kthimi i William në detyrat e tij mbretërore erdhi në fillim të këtij muaji pasi babai i tij Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer. Pallati Buckingham njoftoi më 6 shkurt se Mbreti Charles III u diagnostikua me një formë të pazbuluar të kancerit, pasi iu nënshtrua një operacioni për prostatë të zmadhuar muajin e kaluar në Londër.

Share.
Exit mobile version