Presidenti i Iranian Ebrahim Raisi, gjatë një fjalimi në Universitetin e Lahores, ka parlajmëruar Izraelin, se nëse e sulmon vendin e tij (Iranin), nuk ka gjasa që të mbetet diçka nga shteti hebre.
“Nëse regjimi sionist edhe një herë bën një gabim dhe sulmon tokën e shenjtë të Iranit, situata do të jetë ndryshe dhe nuk është e qartë nëse do të mbetet diçka nga ky regjim,” tha Raisi.
Presidenti vuri në dukje se Republika Islamike “dënoi” Izraelin për sulmin e tij ndërtesën e konsullatës së Iranit në Siri në fillim të këtij muaji, duke iu referuar sulmit të paprecedentë me raketa dhe dron kundër territoreve të pushtuara më 13 prill.
Raisi kritikoi gjithashtu Perëndimin për pretendimin se mbron të drejtat e njeriut, ndërsa në të njëjtën kohë mbështet gjenocidin e regjimit izraelit në Gaza, ku më shumë se 34,000 palestinezë janë vrarë në gati shtatë muaj bombardime të pamëshirshme.
“Sot shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut janë amerikanët dhe perëndimorët dhe pretendimi i tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është gjithashtu bosh”, tha ai.
Presidenti Raisi ndodhet në Pakistan për një vizitë dyditore në krye të një delegacioni të rangut të lartë politik dhe ekonomik./vizionplus.tv