Juristi Reshard Këlliçi i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjet në SHBA, ku 255 milionë amerikanë po votojnë për të zgjedhur jo vetëm numrin një të Amerikës, por atë që do të vendosë edhe fatet e botës.

Këlliçi tha se menjëherë pas zgjedhjeve SHBA-të do të testojnë raketën hipersonike, duke dhënë një mëesazh të fortë se nuk ka problem se kush fiton në amerikë gjërat do të vijojnë të jenë nën kontroll.

“SHBA-të kanë bërë një deklaratë të fortë, sot Pentagoni ka vendosur të bëjë një lajmërim ku sot pas zgjedhjeve bëhet një test i raketës hipersonike, që do të thotë se çfarë do që të ndodhë në Amerikë mos u shqetësoni se ne i kemi gjërat nën kontroll”, deklaroi Këlliçi.

Share.
Exit mobile version