Një klub i dytë futbolli në Turqi ka nisur një hetim disiplinor kundër një lojtari izraelit.
Basaksehir, një klub me qendër në periferi të Stambollit, tha se kishte nisur një hetim disiplinor kundër lojtarit, Eden Karzev, teksa shkak është bërë një postim në mediat sociale.
Klubi njoftoi se se Karzev ka shkelur udhëzimet disiplinore të klubit duke postuar në llogarinë e tij personale të mediave sociale që bie ndesh me ndjeshmëritë e shtetit turk.
Megjithatë, klubi nuk e specifikoi postimin në fjalë.
Sipas transmetuesit shtetëror turk TRT Haber, Karzev ripostoi një imazh nga një llogari tjetër lidhur me shënimin e 100 ditëve nga marrja e pengjeve nga Hamasi me hashtag “BringThemHomeNoë”.
Karzev nënshkroi me Basaksehir në janar 2023 dhe kontrata e tij skadon në vitin 2027, sipas Federatës Turke të Futbollit./vizionplus.tv/