Abu Dhabi: Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ekstraduan të premten Franc Çopjan, i njohur edhe si Franc Gergely. Çopja akuzohet për vrasje me paramendim. Ai u ekstradua tek autoritetet përkatëse në Belgjikë pas një kërkese ekstradimi të paraqitur në qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

I akuzuari u transferua në organet përkatëse sipas marrëveshjes së ekstradimit, të nënshkruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Belgjikës, pas procesit të vendosur ligj

or dhe gjyqësor, gjykimit dhe sipas vendimit të Ministrit të Drejtësisë së EBA-së, i cili miratoi ekstradimin më 13 dhjetor 2023.

Franc Çopja nga Elbasani akuzohet se ka porositur  eliminimin mafioz të Arjan Spahiut, kunatit të Erion Alibejt. Florenc Meçe Alias Gega si dhe Elvis Murati, kanë bërë ekzekutimin.

Sipas autoriteteve belge, Arjan Spahiu që u qëllua sapo doli nga një lokal në Molenbe, dyshohet të jetë ekzekutuar si pasojë e përplasjeve mes bandave kriminale në vendin tonë, grupi i Erion Alibejt dhe nga ana tjetër vëllezërit Çopja.

Krisja e parë mes bandave nisi vite më parë për humbjen e 50 kg kokainë në Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se kishte grabitur drogën.

Erion Alibej u mor në pyetje nga prokurorët belgë në Elbasan dhe akuzoi familjen Çopja për të gjitha të zezat që sipas tij i ishin bërë familjes së tij.

Ndërkohë, po sipas dëshmisë së tij, Arjan Spahiu kishte hulumtuar për vrasjet mes tyre dhe kjo është një nga arsyet që e kanë vrarë.

Erjon Alibejt iu vra vëllai Endriti më 29 dhjetor 2018, bashkë me xhaxhain Arben Dylgjerin dhe turkun Erdal Durunai, ngjarje e mbetur e pazbardhur.

Sot Alibej, është në burg dhe akuzohet për porositjen e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj në 2020-ën./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version